Ne duam t'ju falënderojmë me zemër që jeni pjesë e Shoqatës Shqiptare të Windsorit — mbështetja juaj do të thotë shumë për ne. Shoqata u themelua në Nëntor 2024 me një qëllim të qartë: të bashkojë shqiptarët nga i gjithë rajoni Windsor-Essex, për të festuar trashëgiminë, kulturën dhe vlerat tona të përbashkëta.
Brenda disa muajve të shkurtër, komuniteti ynë është rritur ndjeshëm. Tani kemi mbi 310 anëtarë të regjistruar, që përfaqësojnë 800 anëtarë familjesh — një pasqyrim i vërtetë i forcës dhe unitetit të komunitetit shqiptar.
Një nga momentet tona më të veçanta ishte festa e Pavarësisë së Kosovës, ku u mblodhëm me mbi 450 pjesëmarrës në një ngjarje të mbushur me gëzim dhe krenari që na rikujtoi kush jemi dhe për çfarë qëndrojmë. Po ashtu, shënuam hapa të rëndësishëm me krijimin e Klubit Studentor Shqiptar në Universitetin e Windsor dhe St. Clair College, si dhe me aplikimin për binjakëzimin e qytetit të Windsorit me qytete në Shqipëri dhe Kosovë. Një tjetër nismë e rëndësishme është edhe Exchange Student Program për fëmijët dhe të rinjtë tanë, që synon të forcojë lidhjet me atdheun dhe të pasurojë përvojat e tyre kulturore dhe arsimore.
"Si shqiptarë që jetojmë në Kanada, jemi krenarë për rrënjët, vlerat tona dhe kulturën tonë të gjallë që e mbajmë me vete. Duke u antarësuar apo duke dhuruar, ju nuk po mbështesni vetëm aktivitetet dhe traditat tona — por edhe po ndihmoni në ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më të bashkuar për brezat që vijnë. Kontributi juaj, pavarësisht madhësisë, ka një rëndësi të veçantë për ne. Së bashku, e mbajmë gjallë identitetin tonë."
Për të vazhduar organizimin e aktiviteteve kulturore, përkrahjen e kauzave shqiptare dhe ndërtimin e projekteve për brezat e ardhshëm, ju ftojmë që të:
Mënyrat e pagesës:
Ju lutemi përfshini emrin tuaj, emailin dhe numrin e telefonit në përshkrim nëse zgjidhni e-transfer.
Për cash ose çek, ju lutem vizitoni Michigan Diner (Manning) tek: 1331 Manning Rd, Tecumseh, ON N8N 2L9
Misioni ynë nuk ndalet këtu. Ne synojmë të ndërtojmë projekte të rëndësishme dhe të vazhdojmë të promovojmë kulturën, vlerat dhe unitetin shqiptar. Ndihmoni që më shumë shqiptarë në Windsor-Essex të bashkohen dhe të ndihen pjesë e diçkaje kuptimplote.
Faleminderit edhe një herë për besimin dhe mbështetjen tuaj.
Me respekt,
Shoqata Shqiptare e Windsorit
📧 shoqatawindsor@gmail.com
📌 Windsor, Ontario